Dënohet trafikanti i drogës në Britani, publikohet video kur “lante” orën Rolex me shampanjë

schedule10:24 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 10:24 - 6 Dhjetor, 2021

Një trafikant droge në Knightsbridge të Britanisë së Madhe është dënuar me 15 vite burg.  Mediat bëjnë me dije se Mansoor Kiani, 28 vjeç u pikas pasi shpesh herë reklamonte pasurinë e tij në rrjetet sociale. 28-vjeçari ishte përpjekur të fshihet aktivitetet e tij të paligjshme duke përdorur një sistem komunikimi të koduar të quajtur Enchrocat.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit Costello të finalizuar në pranverën e vitit 2020 në Britaninë e Madhe. Ky u konsiderua si një nga operacionet më të mëdhenj të zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar që nxori zbuluar rrjetin e gjerë të trafikut të drogës.

Mansoor Kiani ishte filmuar duke derdhur shampanjë mbi orën e tij të shtrenjtë rolex në një klub të Knightsbridge, ndërsa shpesh herë ndante edhe video teksa ecte në rrugë me Ferrarin e tij luksoz. /Abcnews.al