Një gjykatë në Rusi dënoi artisten Alexandra Skochilenko me 7 vjet burg. Ajo u arrestua në prill 2022 për zëvendësimin e etiketave të çmimeve në një supermarket me mesazhe që kritikonin sulmin ndaj Ukrainës.
Skochilenkos iu ndalua përdorimi i internetit për tre vitet e ardhshme, përveç dënimit shtatëvjeçar. Ajo shpërtheu në lot kur u shpall vendimi, ndërsa mbështetësit në audiencë brohorisnin “Turp!”/abcnews.al