Dënohet me 5 vite burg aktivistja e të drejtave të grave në Arabinë Saudite

schedule11:55 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 11:55 - 29 Dhjetor, 2020

Loujain al-Hathloul, një nga aktivistet më të njohura të të drejtave të grave në Arabinë Saudite, është dënuar me pesë vite e tetë muaj burg nga Gjykata Speciale  për krime terrorizmi.

31-vjeçarja u arrestua në maj të vitit 2018 në një sulm që shënjestroi kundërshtarët e fortë të mbretërisë që ndalonte gratë të drejtonin makinën.

Zyrtarisht, ajo u akuzua për përdorimin e marrëdhënieve të saj me qeveritë e huaja dhe grupet e të drejtave për të shtypur Mbretërinë dhe për të ndryshuar ligjet dhe sistemet e saj si dhe për të çuar përpara një agjendë të huaj.

Familja e saj ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendojnë se e 31 vjeçarja është torturuar në burg. Sipas tyre, Hathloul iu ka rrëfyer se ajo ishte sulmuar dhe torturuar seksualisht, ndërsa ishte në paraburgim.

Përpos dënimit, aktivistja do të qëndrojë në provë për 3 vite pas lirimit të saj, si dhe e ka ndaluar të udhëtojë jashtë vendit për pesë vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!