Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.
Në burg është lënë edhe nënkryetari i Bashkisë së Lezhës Enver Hafizi, i cili u dënua me 1 vit burg ndërsa do t’i ndalohet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohore prej 3 vitesh.
I pafajshëm nga grupi prej 17 personash është shpallur i pafajshëm vetëm ish- futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj
Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Vendimet e Gjykates së Lezhës
-Juxhina Mema, specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë është dënuar me tre vite burg, ndërsa do t’i ndalohet të ushtrojë funksione publike për tre vite.
-Adenis Haxhia, jurist pranë Bashkisë së Lezhës është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim si dhe do t’i ndalohet të ushtrojë funksione publike për tre vite.
-Eduart Leka, punonjës në zyrën e Arkivit dhe Protokollit në Komunën Shëngjin është dënuar me 2 vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.
-Artan Djala, presidenti i Klubit të Shënkollit është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.
-Ermando Jakaj me profesion jurist është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.
-Bledar Cara me profesion jurist është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.
-Frrok Frroku përfitues i tokës në mënyrë të paligjshme është dënuar me dy vite burgim
-Lekë Frroku përfitues i tokës në mënyrë të paligjshme është dënuar me dy vite burgim
-Pjetër Gjoni përfitues i tokës në mënyrë të paligjshme është dënuar me dy vite burgim
-Vasil Gjoni është dënuar me dy vite burgim
-Zef Gjini është dënuar me dy vite burgim
-Nikoll Tinaj i akuzuar për falsifikim dokumentash, është dënuar me dy vite burgim
-Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë është shpallur i pafajshëm
-Luigj Palokaj topograf është dënuar me tre vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për tre vite.
-Gjok Ndoka, ish-kreu i këshillit Bashkiak të Lezhës, është dënuar me katër vite burg dhe përjashtim nga funksionet publike për katër vite./m.v. abcnews.al