Dënohet me 2500 euro gjobë personi që kërcënoi presidentin Thaçi

schedule15:53 - 19 Qershor, 2020

schedule 15:53 - 19 Qershor, 2020

Kujtim Peci në Kosovë është dënuar me 2,500 euro gjobë pasi akuzohej të kishte kanosur presidentin Hashim Thaçi. Peci fillimisht u dënua me 4 muaj burgim, por me pëlqimin e tij, dënimi me burg u zëvendësua me gjobën.

Sipas aktgjykimit të shpallur më 12 maj 2020, rezulton se kjo Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të lidhur mes Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Pecit.

Kujtim Peci, duke përdorur një profil me emrin Kujtim Boletini të hapur nga vetë ai ka postuar mesazh kërcënues.

Një postim ai shkruante:

“Sot i zhdrypa prej tavanit se në Kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja, le ta din Hashim Broja a kushdo qoftë ai se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin gjum s’ta la me ba.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!