Dënohet ish presidenti brazilian, Bolsonaros i ndalohet kandidimi për 8 vjet

schedule21:19 - 30 Qershor, 2023

schedule 21:19 - 30 Qershor, 2023

Gjykata e Lartë Zgjedhore e Brazilit ka vendosur të ndalojë ish-presidentin Jair Bolsonaro nga mbajtja e posteve publike deri në vitin 2030. Bolsonaro u shpall fajtor për abuzim me pushtetin e tij përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar. Bolsonaro e quajti vendimin një “thikë pas shpine”.

Bolsonaro nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2026, por mund të kandidojë sërish në 2030. Avokatët e Bolsonaro pritet të apelojnë kundër vendimit. Ata kanë argumentuar se deklaratat e tij nuk kishin asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, raporton BBC.

Ai akuzohet për minimin e demokracisë duke pretenduar në mënyrë të rreme se fletëvotimet elektronike të përdorura ishin të pambrojtura ndaj hakerave dhe mashtrimeve. Çështja kundër ish-presidentit ka të bëjë rreth një fralimi që ai mbajti kur ishte ende president në vitin 2022.

Më 18 korrik, ai ftoi diplomatë të huaj në rezidencën e tij në kryeqytetin Brasilia, ku pretendoi se makinat elektronike të votimit të përdorura në Brazil ishin të prirura për t’u hakuar dhe të hapura për mashtrime në shkallë të gjerë. Bolsonaro pohoi se ai “thjesht shpjegoi se si funksionojnë zgjedhjet” dhe nuk kritikoi apo sulmoi sistemin zgjedhor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!