Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dënohet “gruaja e Kërpudhave”/ Australi, burg për jetë për 50 vjeçaren, helmoi tre të afërm me kërpudha

schedule13:42 - 8 Shtator, 2025

schedule 13:42 - 8 Shtator, 2025

Erin Patterson, gruaja australiane e cila u bë e njohur në mbarë botën për vrasjen e tre të afërmve të saj nëpërmjet një vakti me kërpudha helumese është dënuar me burgim të përjetshëm, duke iu refuzuar edhe mundësia e lirimit me kusht për për paktën 33 vjet. Dënimi ndaj 50 vjeçares është një ndër më të rëndit që është dhënë ndonjëherë për një grua në Australi.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Christopher Beale,  tha se krimi që Patterson kishte kryer ishte shkalla më e lartë vrasjes me dashje ndërsa shtoi se dënimi u rëndua pasi 50 vjeçarja tentoi në disa mënyra të fshihte krimin.

Erin Patterson shërbeu në shtëpinë e saj në korrik të vitit 2023 një recetë të quahtur Beef Wellingron ku në përbërje të recetës ishin kërpudhat vdekjeprurëse për shkak të helmit të tyre. Ajo kishte ftuar në këtë drej ish vjehrin, ish vjehrrën e saj si dhe motrën e ish vjehrrës së bashku me të shoqin e saj. Si pasojë e helmimit humbën jetën ish vjehrri dhe ish vjehrra si dhe motra e kësaj të fundit, ndërsa bashkëshorti I motrës së ish vjehrrës mbijetoi.

Në drekën e saj Erin Patterson kishte ftuar dhe ish bashkëshortin e saj, por ky I fundit kishte thënë në moment të fundit se nuk do të kishte mundësi të shkonte.

Simon Patterson ka rrëfyer për mediat ndërkombëtare se ai besonte se ish bashkëshortja e tij kishte tentuar ta helmonte disa here më parë.

Erin Patterson 50 vjecarja e cila u dënua me burgim të përjetshëm ka pretenduar vazhdimisht pafajsinë e saj duke thënë se ajo kishte përfshirë aksidentalisht kërpudhat helmuese në gatim. Gjykata e shpalli atë fajrtore për tre vrasje dhe për një tentative vrasje duke e dënuar me 25 vite burg për secilën nga akuzat.

Gjykatësi i çështjes tha se Paterson do të ishte një e burgusur famëkeqe për shumë vite për shkak të përmasave mediatike që mori ngjarja ndërsa tha se ajo nuk kishte treguar pendesë për krimin e kryer.

Për shkak të interesit të madh publik, seanca ku u mor vendimi për të dënuar 50 vjecaren  u transmetua drejtpërdrejt në televizionet Australiane – një vendim ky historik, pasi më parë lejohej vetëm xhirimi brenda sallës por jo transmetimi I drejtëpërdrejt. 50 vjecarja Erin Patterson ka 28 ditë afat për të apeluar vendimin dhe dënimin për vrasje të trefishtë dhe tentativë vrasjeje.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!