Dënohen nga Federata Italiane Milan dhe Atalanta

schedule11:15 - 19 Janar, 2022

schedule 11:15 - 19 Janar, 2022

Federata e Futbollit e Italisë i ka dënuar me gjoba Milanin, Atalantën dhe Genoan, pas ndeshjeve të javës së kaluar në Serie A. Skuadra e Atalantës është gjobitur me 10 mijë euro, pasi tifozët e saj bënë thirrje raciste ndaj sulmuesit të Interit, Edin Dzeko, gjatë barazimit pa gola në fundjavë.

Thirrjet raciste erdhën nga Curva Nord, tifozët ultras të Atalantës, të cilëve 35-vjeçari iu përgjigj me gjeste.

Ndërkohë, Milani u gjobit me 3 mijë euro, pasi tifozët kuqezinj hodhën shishe të plastikes në fushë në humbjen 2:1 kundër Spezias në San Siro.

Ndërsa Genoa u gjobit me 5 mijë euro, pasi lojtarët e saj e vonuan qëllimisht fillimin e ndeshjen për tre minuta dhe fillimin e pjesës së dytë për pesë minuta. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!