Dënohen me burg të përjetshëm të akuzuarit në çështjen “Monstra” në Maqedoninë e Veriut

schedule11:47 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:47 - 23 Shkurt, 2021

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për rastin “Monstra”. Kështu, Alil Demiri, Afrim Ismailovic dhe Agim Ismailovic u dënuan me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat në lidhje me këtë çështje.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se praktika gjyqësore nuk lejon që të përdoret termi “vepër e thjeshtë penale, pasi këtu bëhet fjalë për “Vrasje monstruoze dhe likuidim të fëmijëve”, konkretisht marrje jetësh.

Familjarët e viktimave që nuk kishin dashur t’i dëgjonin fjalët përfundimtare të këtij rasti, sot të veshur me të zeza që e kanë pasur pothuajse si kod veshje që nga fillimi i seancave gjyqësore, kishin ardhur për ta dëgjuar vendimin me veshët e tyre.

Gjykatësi tha se harxhimet e seancave gjyqësore, janë në llogari të buxhetit të RMV-së.

Mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!