Dënohen me 7 vjet burg dy gazetarët e Reuters në Mianmar

schedule16:57 - 3 Shtator, 2018

schedule 16:57 - 3 Shtator, 2018

Janë dënuar me shtatë vjet burg dy gazetarët e Reuters në Mianmar pasi u shpallën fajtorë për publikimin e paligjshëm të dokumenteve sekrete zyrtare. Të dy gazetarët nuk i kanë pranuar akuzat duke thënë se janë futur në kurth nga policia.

Një gjykatë në Mianmar dënoi dy gazetarë të Reuters me shtatë vjet burg pasi i shpalli fajtor për publikimin në mënyrë të paligjshme të dokumentave zyratre. Të dy gazetarët u vetëdeklaruan të pafajshëm dhe nuk pranuan se kishin shkelur ligjin për dokumentet sekrete, vepër që dënohet deri në 14 vjet burg. Ata pretendojnë se policia i ka futur në kurth.

Dy gazetarët denoncuan një vit më parë shtypjen e dhunshme në Mianmar kundër komunitetit musliman Rohingia në Rakine, në zonën perëndimore të vendit. Hetuesit e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut u shprehën se zyrtarët e lartë ushtarakë në Mianmar duhet të akuzohen për genocide si pasojë e dhunës së përdorur gjatë kësaj kohe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!