Dënimi në derbi mjafton, Andrea Pirlo fal tre “rebelët” e Juventusit

schedule18:59 - 4 Prill, 2021

schedule 18:59 - 4 Prill, 2021

Juventusi duhet të lërë pas krahëve barazimin në derbin ndaj Torinos. Bardhezinjtë i pret të mërkurën një ndeshje edhe më e vështirë, ajo ndaj Napolit në shtëpi.

Fitorja është detyrim, përndryshe rrezikohet objektivi Champions League për sezonin e ardhshëm. Në derbi nuk u grumbulluan Paulo Dybala, Arthur dhe Weston McKennie.

Të tre lojtarët organizuan një festë private në shtëpinë e mesfushorit amerikan, diçka e palejuar në këtë periudhë pandemia. Dënimi për të mos qenë në derbi, mjafton për lojtarët.

Mediat italiane raportojnë se trajneri Andrea Pirlo ka vendosur t’i ketë në dispozicion për sfidën e së mërkurën, kjo edhe falë nevojës që ka për lojtarë në këtë moment vendimtar të sezonit.

Dybala, Arthur dhe McKennie, do të rikthehen në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës ditën e nesërme, dhe të tre do të grumbullohen për duelin ndaj ekipit të Gattusos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!