Dënimi me vdekje, juristët: Drejtësia nuk është hakmarrje

schedule15:21 - 19 Nëntor, 2021

schedule 15:21 - 19 Nëntor, 2021

Nga Erneta Shevroja

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri ishte në qershor të 1992-it, ku në shesh të Fierit dy vellezër u varën në litar. E pikërisht nga Fieri, qytetarët e rebeluar përmes një peticioni, po kërkojnë të njëjtën gjë, për vrasësin e fëmijës 8 vjeç, Mateo Vasiu. Shumëçka nga ajo kohë ka ndryshuar, edhe vendosja e drejtësisë.

Juristët e kundërshtojnë fortë një propozim të tillë, jo vetëm për shkak të marrëveshjeve që ka Shqipëria me vendet perëndimore. Juristi, profesor i të drejtave të njeriut, Jordan Daci, argumenton se drejtësia është përtej një individi.

“Drejtësia nuk zgjidhet për të zgjidhur emocionin e një personi por zgjidhjet nëpër të vendosur ekuilibrat në një shoqëri, në funksion të interesat publik. Pafajësia në Shqipëri është 2.4 për qind. Imagjinoi nëse do kishim të akuzuar me vdekje, vetëm 2 për qind do të kishin shanse ti shpëtonin,” shprehet ai.

Zgjidhja nuk do të vinte edhe përmes një ndërhyrjeje tjetër në legjislacionin shqiptar, siç është tashmë një propozim.

“Dënimet që përcakton Kodi Jonë penal,në pjesën më të dhe , janë dënime ekstreme, dhe ndër më të rëndat që eksizojnë. Ne sistemin e drejtësisë e kemi kthyer në një sistem dhune, në një sistem që e masakrojnë individin,” thotë ai.

Juristi Shaqir Hasanaj, sakaq e komentoi si hedhje e topit në fushën e drejtësisë,  deklaratën e kryeministrit Rama, se trupat gjykues janë bashkëautorë të ngjarjeve të rënda, duke liruar individë të rrezikshëm.

“Qeveritarët tanë të lartë sa herë ndodh një ngjarje e shëmtuar për të treguar që ne jemi pranë njerëzve, marrin përsipër, bëjnë prokurorin dhe gjykatësin për të deklaruar popullaritet,” thekson ai.

Në vend të ndërhyrjeve të legjislacion, juristët thonë se zgjidhja për mospërsëritjen e ngjarjeve të rënda si ajo e Fierit, dy ditë më parë, është forcimi i institucioneve që bëjnë të mundur parandalimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!