Dënimi i ultrasve të Juventus për thirrjet raciste ndaj Lukakut: Prokurori vonon vendimin dhe dënimi nuk jepet, justifikohet për një problem teknik

schedule15:57 - 26 Prill, 2023

schedule 15:57 - 26 Prill, 2023

Një vonesë prej 12 minutash ishte vendimtare për rihapjen tribunës së ultrasve të Juventusit. Nga procedura e plotë e Gjykatës së Apelit, e cila pak ditë më parë kishte pranuar ankesën e klubit të Juventusit dhe kishte vendosur të anulonte dispozitën për mbylljen e Curva Sud të “Allianz Stadium” pas thirrjeve raciste kundër Lukakut në Kupën e Italisë, rezulton se si është marrë vendimi pa hyrë në themel, por vetëm për një pakujdesi të prokurorit të FIGC-së, i cili dërgoi emailin me ratifikimin e mbylljes në orën 14:12, pra 12 minuta pas afatit të detyrueshëm për paraqtijen e kërkesës.

Më parë, ultrasit e Juventusit do të dënoheshin për thirrjet raciste ndaj Lukakut në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, por me sa duket, një vonesë e prokurorit të FIGC-së, bëri që kjo mos të merrej parasysh.

Gjykata ku do të merrej vendimi për dënimin e ultrasve të Juventus, ka shpjeguar situatën.

“Në fakt, nuk është paraqitur asnjë provë për problemet e transfmisionit që pretendohet se ka hasur prokurori publik në dy orët para dëgjimit të raportit dhe as nuk është vërtetuar në asnjë mënyrë ndonjë pengesë legjitime për tejkalimin e këtyre problemeve të supozuara. I njëjti raport teknik i prodhuar nga Zyra e Prokurorit Federal (verifikimi i IT-së për dështimin e dërgimit të një e-mail) në fakt nuk është i përshtatshëm për të demonstruar objektivitetin dhe absolutitetin e këtyre pengesave të supozuara, duke u kufizuar në ofrimin e shpjegimeve të besueshme për mosdorëzimin e një mesazhi email. Prokurori mund të kishte dhe duhej të kishte paraqitur prova për të mbështetur atë që u deklarua pikërisht në momentin e dërgimit të mesazhit të vonuar.”/ h.ll/abcnews.al