Dënimi i Mlladiç, ministri gjerman: Përgjegjësit e krimeve të luftës duhet të mbajnë përgjegjësi

schedule12:12 - 9 Qershor, 2021

schedule 12:12 - 9 Qershor, 2021

Ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth ka reaguar pas dënimit përfundimtar me burg të përjetshëm ndaj kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç.

Roth ka shkruar në rrjetet sociale se kryerësit e gjenocidit duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Gjykimi përfundimtar kundër Mlladiçit është kontribut i rëndësishëm në ndjekjen penale të mizorive të tmerrshme të kryera në ish-Jugosllavi. Kryerësit e gjenocidit, krimeve të luftës dhe krimet kundër njerëzimit duhet të mbajnë përgjegjësi. Pajtimi ka nevojë për të vërtetën dhe pranimin e fakteve”, tha Roth.

Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me burgim të përjetshëm kriminelin serb, Ratko Mlladiç, duke konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!