Dënimi i Manchester City, mbrojtësi francez nuk e mendon tradhtinë

schedule08:48 - 21 Mars, 2020

schedule 08:48 - 21 Mars, 2020

Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, nuk duket se ka në plan të largohet nga “Qytetarët”, edhe pse këta të fundit janë dënuar me dy vite mungesë nga kompeticionet europiane.

Francezi ka dhënë një intervistë sot, ku ka lënë të kuptohet se është shumë i lumtur te skuadra e Guardiolës. “Normalisht, do të më vinte shumë keq nëse nuk jemi në Champions League sezonin e ardhshëm”, u shpreh fillimisht Laporte.

“Gjithsesi, unë jam lojtar i Manchester City dhe kam kontratë këtu. Jam shumë i lumtur”, tha Laporte, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të largohet nga “Cityzens”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!