Dënimet për derbin: Përjashtime, stadium i mbyllur dhe gjoba

schedule11:31 - 2 Tetor, 2019

schedule 11:31 - 2 Tetor, 2019

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi shkeljet e hasura në derbin Tirana-partizani. Klubi bardheblu është dënuar me dy ndeshje pa tifozë, njërën prej të cilave e shlyen sot në Kupë ndaj Shënkollit. Ndërkohë është vendosur edhe mbyllja e sektorit G3 dhe janë përjashtuar përjetë nga stadiumet tetë tifozë. E ka pësuar edhe Partizani, që veç gjobës do të duhet të luajë dy ndeshje pa tifozë.

VENDIMET E DISIPLINËS
-KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propaganduese me të cilat kryhen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin ”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.

Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:

Elton Bande, Alban Rexha, Getard Celiku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga, Gentian Qosja

-FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!