Dendias në Parlamentin grek: 12 miljet në Jon na japin 13 000 km2 territor të ri

schedule13:11 - 19 Janar, 2021

schedule 13:11 - 19 Janar, 2021

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka mbrojtur në Parlament projekt-ligjin e qeverisë së Mitsotakis-it për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në Mesdheun Qendror dhe në Jon.

Lexo edhe: FJALIMI/ 12 miljet i japin Greqisë 13 000 km2 territor të ri, Dendias falenderon Ramën: U tregua i ndershëm

Gjatë fjalës së tij, Dendias ka kërkuar votë unanime nga deputetët duke theksuar se përmes këtij projektligji, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katror territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë, raporton abcnews.al.

Vetëm përmes këtij projektligji territori i Greqisë zgjerohet me 10 %“, tha Dendias.

Ministri grek tha ndër të tjera:

Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.

Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët. Jemi në një moment historik dhe unë dua të falenderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!