Dendias tha se pengoi “Detin” në Hagë, Meta: S’është e vërtet, takove vetëm njërën palë, grupin e autorizova

schedule18:04 - 30 Maj, 2022

schedule 18:04 - 30 Maj, 2022

Në përgjigje të deklaratave të ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias për çështjen e detit, i cili u shpreh se do të zgjidhet pas largimit të Ilir Metës nga kreu i shtetit presidenti deklaroi se në vitin 2018, ka dhënë autorizimin për krijimin e grupit negociator për të biseduar me palën greke. Meta theksoi se Rama nuk e ka njoftuar për ecurinë apo masat e marra për negociatat për çështjen e detit. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se këto deklarata janë të pavërteta, duke theksuar se e ka krijuar grupin negociator.

“Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë negociatat. Nuk jam informuar nga qeveria se me çfarë akti ka kaluar në zhvillime negociatash për këtë çështje. Rama dhe asnjë zyrtar tjetër i qeverisë nuk është pajisur me autorizim nga presidenti për te negociuar apo diskutuar me Greqinë. Aq më pak  të vendosur nëse kjo çështje do të shkojë në palët ndërkombëtare. Sovraniteti territorial i Shqipërisë i përket popullit shqiptar. Presidenti vlerëson se Kuvendi duhet të informohet dhe të vendosë në lidhje me zgjidhjen që ofron çështja. Kushtetuta aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj. Ritheksoj se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas kësaj date do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente”.

“Ajo që ka thënë Ministri i Jashtëm i Greqisë që Presidenti nuk i ka dhënë autorizim kryeministrit është tërësisht e pavërtetë, kjo është e vërteta më e madhe. Nuk e paragjykoj përderisa ka ritakuar vetëm një palë, është e drejta e tij t’i referohet asaj pale. Por presidenti është i detyruar për transparencë me qytetarët e tij të japë shpjegime”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!