Dendias kometon vizitën në Tiranë, mohon çështjen çame: Meta pengesë për zgjidhjen e problemit me Detin

schedule11:10 - 27 Maj, 2022

schedule 11:10 - 27 Maj, 2022

Pas vizitës së tij në Tiranë, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka komentuar për mediet helene takimin me homologen Olta Xhaçka dhe figurat e tjera politike shqiptare, ku ka cekur tema mjaft delikate për 2 vendet, çështja çame dhe Deti.

I pyetur për çështjen çame Nikos Dendias tha se është çështje inekzistente.
Ai tha se përgjigja për çështjen çame u dha në moment për të mos pasur keqkuptime të mëvonshme.

Dendias tha se për këtë temë Greqi duhet të shikojë pikëpamjet e kryeministrit Rama, sipas tij takimi me Ramën dhe tryeza e drekës me të ishin jashtëzakonisht të suksesshme.

Teksa gazetari e pyet për mosperputhjen e qendriumeev të Ramës dhe Xhaçkën për çështjen çame, Dendias thotë se nuk është momenti për tu marrë me detaje të tilla. Ai tha se çështja çame nuk do jetë problem për integrimin e Shqipërisë në BE, pasi kjo çështje nuk ekziston sipas tij.

Dendias tha se Rama ra dakord që çështja e Detit të shkojë në Gjykaten Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

“Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë. Sinqerisht, kjo është ajo që ruaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian si për çështjen e Qipros ashtu edhe për Turqinë.

Shqipëria ka respektuar të gjitha vendimet. Ajo i ka respektuar të gjitha, pavarësisht se ende nuk i është dhënë statusi specifik që do ta detyronte Shqipërinë ta bënte këtë. Pra, ne, në Greqi, nuk duhet të pranojmë stereotipe; në vend të kësaj, ne duhet të shohim pamjen e plotë dhe të qartë dhe t’i japim kohë bashkëbiseduesit tonë për t’u përshtatur”, tha Dendias.

INTERVISTA

Gazetari: E pamë dje në Shqipëri, gjatë vizitës suaj, homologen  tuaj shqiptare të sillet në një mënyrë që nuk është në përputhje me këtë klimë bashkëpunimi që po përpiqemi të krijojmë. Pa papritur ajo ka ngritur një çështje që menduam se ishte braktisur prej kohësh. Ku jemi tani me Shqipërinë?

Dendias: Së pari, besoj se për këtë deklaratë, përgjigja është dhënë aty për aty, që të mos ketë keqkuptime. Por në Shqipërinë në përgjithësi, do t’ju këshilloja të shikonit nga afër qëndrimin e kryeministrit, zotit Rama dhe nuk do të zgjerohem më. Pas takimit me kryeministrin dhe drekës që ai pati dashamirësi të shtronte, vizitën do ta cilësoja jashtëzakonisht të suksesshme.

Gazetari: A nuk është kryeministri shqiptar në konsultim me ministren e tij?

Dendias: Nuk është pozicioni im të futem në detaje të tilla tani, kjo është e sigurt. Mendoj se përgjigja e Greqisë është dhënë, që të mos ketë keqkuptime në asnjë pjesë. Përtej kësaj, nuk mendoj se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë peng i kësaj çështjeje, të cilën pala greke, mendoj me të drejtë, e konsideron si inekzistente.

Gazetari: A ka ndonjë shans që vetoja për negociatat e anëtarësimit të vihet në tavolinë nëse vendi fqinj nuk angazhohet në mënyrë eksplicite që të mos e ngrejë më një çështje të tillë inekzistente, siç e përshkruani ju?

Dendias: Për më tepër, bashkëbiseduesi e vendos në një pozitë të sikletshme që është e panevojshme. Shqipëria ka bërë një zgjedhje të rëndësishme të paktën në kohën e kryeministrit Rama. Cila është ajo zgjedhje? Është Bashkimi Evropian, ligji evropian, acquis evropian dhe, rrjedhimisht, partneriteti me Greqinë. Kjo është politika e saj e vendosur.

Dhe duhen parë linjat e gjera të politikave dhe pozicionet e qëndrueshme në politikat e dikujt. Dhe Shqipëria është konsistente me të. Ajo ra dakord me ne që t’ia referojmë çështjen tonë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare.
Kjo nuk ka ndodhur ende pasi Presidenti nuk i ka dhënë autorizimin përkatës kryeministrit. Me sa duket, Shqipëria do të zgjedhë një President të ri brenda dy-tre muajve të ardhshëm. Pra, e gjithë kjo do të jetë e realizueshme që atëherë.

Sinqerisht, kjo është ajo që ruaj nga qëndrimi shqiptar, si dhe nga linja e përgjithshme e politikës së Shqipërisë në lidhje me vendimet e Bashkimit Evropian si për çështjen e Qipros ashtu edhe për Turqinë. Shqipëria ka respektuar të gjitha vendimet. Ajo i ka respektuar të gjitha, pavarësisht se ende nuk i është dhënë statusi specifik që do ta detyronte Shqipërinë ta bënte këtë. Ajo ka respektuar të gjitha vendimet. Pra, ne, në Greqi, nuk duhet të pranojmë stereotipe; në vend të kësaj, ne duhet të shohim pamjen e plotë dhe të qartë dhe t’i japim kohë bashkëbiseduesit tonë për t’u përshtatur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!