Ministrja e Financave Anila Denaj këtë të martë në Provokacija ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi duke theksuar se është një situatë e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën.
Ndër të tjera ministrja gjatë intervistës me Mustafa Nanon ka theksuar faktin se turizmi këtë vit patjetër që nuk do të jetë në nivelet e pritshme, duke theksuar se ai është dhe sektori më i prekshëm nga situata e fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit.
Ministrja është shprehur se në Shqipëri ndër vite ka ndryshuar mënyra e organizimit të politikave për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe pse ka shumë punë ende për të bërë në mënyrë që ato të jenë të sigurtë për investimet e tyre.
Denaj ka komentuar dhe nismën më të fundit të qeverisë atë të amnistisë ku ka theksuar se kjo nuk është një nismë e marrë këtë javë por që në fillim të vilit.
Pjesë nga intervista:
Ju javën e kaluar përmendët turizmin por nuk ishit optimiste kur unë kërkova që të flisnim për stinën e verës
Për këtë vit unë nuk jam optimiste por kjo nuk do të thotë se sektori do të jetë zero. 10 mijë punonjës të sektorët e turizmit u futen dhe te paketa e dytë është legjitime pasi pritet që këtë sezon ato pritet të jenë në marrëdhënie pune. Ne nuk mundet që në konsumin tonë të brendhsëm ne nuk mund të konkurojmë rritje e numrit të turistëve që erdhi vit pas viti, por tashmë kjo nuk është relevante pasi ka ndodhur edhe tërmeti. Ky vit do të ketë ulje në sektorin e turizmit por shpresojmë që vitin tjetër, duke shpresuar që të mos na përsëriten situata të tilla të jashtëzakonshme të kemi dhe rritje të turizmit. Në ndryshim nga agroindustria te turizmi nuk duhet të ishin të njëjtat principe që ne duhet të fokusohemi, turizmi ka pasur insentiva të qeverisë shqiptare dhe fiskale, për shumë biznese që kanë synuar cilësinë e shërbimit TVSH është reduktuar nga 20 në 6 % dhe ka pasur prej vitesh investitore të huaj.
Pse investitorët e huaj tremben për të ardhë në Shqipëri?
Ka dy elementë kur investitorët kërkojnë që të hyjnë në një vend kontrollojnë, kuadrin legjislativ, sigurinë e pronësisë dhe aspektin se si në rast mosmarrëveshjesh gjykatat reagojnë. Në të tre këto elemente ne nuk kemi pasur 100 % histori suksesi. Në kuadrin legjislativ ky ka ardhur duke u unifikuar, gjithahstu ne së fundmi kemi punuar dhe për një ligj me mbështetje të bankës Botërore që duhet të kalohet këtë vit por në praktikë patjeër që ka problematikë. Këto janë tre elementë që i trembin disi, por që jo në atë masë që ato të mos vijnë. Ky është një proces i gjatë në Shqipëri ka sektorë të industrisë dhe të prodhimit që ka akoma interes nga investitorët.
Ju thoni një gjë që e kemi dëgjuar prej viytesh që është fakti te kushtet apo parametrat që i verifikon mirë një investitor i huaj dhe krijohet ideja sikur ka një përmirësim linear. Por investitorët seriozë të Evropës mungojnë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
McDonald’s nuk ka investuar në Shqipëri pasi shikohet qarkullimi dhe fuqia blerëse. Edhe në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë produktet slternative por ka një stimul më të lartë të perspektivës së vetë investitorëve por kjo nuk është në raport me pronësinë apo me çështjen e gjyqësorit. Gjithmonë bëhet një analizë tregu, që fillon nga konkurrueshmëria te investimet e tjera do ishte më me vend por jo në këtë rast. Shpesh më është bërë pyetja pse nuk vijnë gjermanët në Shqipëri dhe në fakt ka gjermanë në Shqipëri. Në hyrje të Vorës ekziston një kompani që këtkonte 100 punonjës që i kërkonte nga zyra jonë e jona dhe ne nuk ja adresuam pasi paga ishte e ulët dhe kushtet që ofronin ishin ndryshe dhe ato kërkonin dhe punonjës për me turne që bëri që të mos arrinte ta siguronte dot punonjësit. Kjo ka të bëjë me mentalitetin që ka shoqëria jonë.
Kryeministri pra qeveria në ërgjithësi ka dalë në amnistinë fiskale që nuk është hera e parë por edhe herët e tjera kemi dështuar me sukses. Çfarë rrethanash janë sot që ju mendoni se do të jenë ndryshe?
Ideja e amnistisë nuk është hedhur këtë javë por është hedhur në fillim të vitit. Diku nga fillimi i muajit mars, unë në një tjetër studio televizive kam folur për amnistinë fiskale. Janë hedhur disa ide në lidhje me këtë dhe ajo që është ofruar për amnistinë fiskale këtë vit është dhe produkti i cili ka marrë parasysh arsyet se pse nuk ka funksionuar herët e tjera së pari nuk është vetëm në aspektin që është një produkt që do të shikojë vetëm anën ekonomike por edhe atë penal. Shumë iniciativa të mira të qeverive të mëparshme kanë pasur në thelb një nevojë të tillë por pa pasur në thelb anën penale. Shpesh amnistite fiskale kanë përfunduar në falje ne nuk e kemi draftin final është duke u përpunuar, në fokus do të ishin biznese që dhe në vite kanë mundur që edhe ne sektorë të ndryshëm të kenë pasur reduktime të deklarimeve të tyre dhe jodomosdoshmërisht këto mund të cilësohen biznese që janjë duke bërë biznes të paligjshëm, por janë biznese që kanë pasur reflektime në zërat e bilancit. Nëse ka një element në sektorin bankar që ka qenë prej kohësh është dhe pasqyra fiskale të ndryshme nga ato reale. Nga janari 2018 sektori bankar e ka të ndaluar tashmë që të japë kredi pa qenë i deklaruar paqyra fiskale. Kjo ende është dukeu shqyrtuar se si do të zbatohet./abcnews.al