Denaj: Siguria juridike e pronës, parakusht për stimulimin e investimeve

schedule17:45 - 30 Maj, 2019

schedule 17:45 - 30 Maj, 2019

Stimulimi i investimeve dhe siguria juridike e pronës ishin temë e mbledhjes së Këshillit të Investimeve këtë të mërkurë.

Në prani dhe të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi dhe të kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se respektimi i të drejtave të pronësisë dhe regjistrimi i plotë dhe përfundimtar i pronës mbetet sfidë e qeverisjes.

Gjithashtu Denaj theksoi se një qasje koherente ndaj problemeve të pronësisë, konsiderohet thelbësore për ekonominë e një vendi dhe përbën parakusht për stimulimin e investimeve.

Ndërkohë ministrja e Financave dhe Ekonomisë ftoi bizneset të kontribuojnë në draft ligjin e ri të unifikimit të investimeve që ministria ka publikuar për konsultim publik.

Ky projektligj sipas Denajt synon të përmirësojë kushtet dhe ofrojë balancimin e tyre si për investitorët e huaj ashtu edhe për investitorët vendas./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!