Denaj: Presim rritje të ekonomisë me 5.5% në vitin 2021

schedule10:23 - 5 Nëntor, 2020

schedule 10:23 - 5 Nëntor, 2020

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, në seancën e sotme plenare në Kuvend tha se në 3-mujorin e dytë të 2020, papunësia u regjistrua në nivelin 12.5%.

Po ashtu ajo shtoi se falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtare është bërë i mundur konsolidimi i ekonomisë.

“Në vitin 2021 presim një rritje prej 5.5%. Është konfirmuar qëndrueshmëria e financave ekonomike. Kemi pasur rritje të rezervave valutore. Sistemi financiar dhe aktiviteti i tij ka qëndruar mjaft stabël falë mbështetjes që qeveria ka dhënë për biznesin privat”, tha Denaj.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se tërmeti si edhe pandemia ndikuan negativisht në ekonomi.

“Zhvillimit të pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Situata është menaxhuar më së miri. Vlerësimi më i fundit i  agjencisë ndërkombëtare mundësi e konfirmoi këtë. 6 mujori i 2020 shënoi një rënie -6.6% përqind.  Konsumi shënoi rënie 6.9%. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë pësuan rënie. Në 3 mujorin e  2 të 2020 papunësia 12.5 përqind. Emetimi i suksesshëm i eurobondit.

Sistemi financiar dhe aktiviteti i tij ka qëndruar mjaft stabël Kreditimi dhe depozitat në Kuvend kanë qëndruar stabël. Ekzekutimi në tërësi i buxhetit është brenda parametrave makro fiskal. Balanca primare është parashikuar të jetë pozitive. Në vijim do të paraqes disa zëra të të ardhurave dhe shpenzime.

479 miliardë lekë, të ardhurat zyrtare të buxhetit të shtetit në 2021. Të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë një rritje me 6%. Rritjen e pragut të TVSH nga 2 milion në 10 milion lekë. Njëkohësisht kemi marrë përsipër rritjen e rrogës së pagës minimale. Në raport me shpenzimet buxhetore”, tha Denaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!