Dëmtohet punonjësi në minierën e bakrit, procedohet penalisht inxhinieri në Pukë

schedule11:17 - 16 Janar, 2024

schedule 11:17 - 16 Janar, 2024

Një punonjës është dëmtuar në minierën e bakrit në Pukë. Si pasojë, Prokuroria ka nisur procedimi penal për inxhinierin 57-vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 57 vjeç, banues në Pukë, inxhinier në minierën e bakrit në fshatin Kimez, Pukë, pasi gjatë punës në këtë minierë, është dëmtuar lehtë punonjësi, shtetasi 56 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!