Dëmtohet punonjësi gjatë punës, pranga administratorit të firmës në Elbasan

schedule11:23 - 14 Prill, 2023

schedule 11:23 - 14 Prill, 2023

Një punonjës i një firme ndërtimi në Elbasan është dëmtuar gjatë procesit të punës. Për këtë arsye, policia njofton se në pranga është vënë administratori i kësaj firme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Punonjësi ka marrë dëmtime në duar jashtë rrezikut për jetën.

“Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Sh. Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi gjatë procesit të punës është dëmtuar në duar, një punonjës i kësaj firme, shtetasi A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!