Ylli i Bayern Munich, Corentin Tolisso shpërtheu në lot pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi.
Por kampionët e Gjermanisë po buzëqeshnin në bilbilin e fundit teksa u rikthyen për të mundur Furthin 4-1 në shtëpi.
Tolisso është ‘rrënuar’ nga pengesat që nga transferimi i tij prej 35 milion paund nga Lyon në 2017.
Lojtari francez ka pësuar dëmtime duke filluar nga këputja e ligamenteve të kryqëzuara deri te tendosjet e muskujve dhe madje edhe dy periudha me koronavirus.
Dhe mesfushori nuk mundi t’i mbajë lotët në fushë në minutën e 25-të para se të zëvendësohej nga Serge Gnabry./ h.ll/abcnews.al