Dëmtohet Neymar, Brazili e humbet për supersfidën me Argjentinën

schedule21:23 - 15 Nëntor, 2021

schedule 21:23 - 15 Nëntor, 2021

Braziliani Neymar nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Tite për duelin e 17 nëntorit kundër Argjentinës së Leo Messit.

Sulmuesi ka pasur një problem muskulor dhe nuk ka fluturuar me ekipin e tij drejt Argjentinës.

Për Brazilin kjo është një ndeshje prestigji, pasi çështja e kualifikimit në “Katar 2022” është vendosur.

Me fitoren kundër Kolumbisë u sigurua matematikisht një biletë për në Botëror dhe tani te Braziliani janë të qetë. / abcnews.al