Nuk ishte ky momenti për t’u dëmtuar.
Arbër Hoxha mori shumë përsipër në sfidën e fillimit të javës në Ligën e Parë të Kroacisë në fushën e Goricës, por gjithçka përfundoi keq dhe ai rrezikon të mos luajë në sfidën kryesore të kampionatit.
Futbollisti I kombëtares shqiptare doli nga fusha me barrelë pasi u përpoq shumë në pjesën e parë, dhe është në dyshim për derbin ndaj Hajdukut.
Lëndimi I ndodhi në minutat e fundit, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë mundësi të rikuperohet deri të shtunën kur zhvillohet dueli I madh në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit.
Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar në kampionat mes dy ekipeve, Hoxha shënoi një gol të shkëlqyer, dhe ishte rrjeta e tij e parë e sezonit, që ndryshoi fatin e tij me fanelën e të kaltërve.
Me aksionin e shkëlqyer në derbi dhe përpara syve të tifozëve, ai jo vetëm u bë heroi I ultrasve “Bed Blu Bojs”, por edhe bindi trajnerin Mario Kovacevic që ta aktivizonte gjithmonë titullar.
Forma ka qenë mjaft e mirë me 5 gola e dy asistë në 14 ndeshje që ka luajtur në Ligën e Parë të Kroacisë, ndërsa besohet se dëmtimi në fushën e Goricës nuk ka qenë edhe aq serioz.

