Dëmtohet blerja e re, Inzaghi synon ta ketë në dispozicion në javën e parë të Serisë A

schedule17:16 - 1 Gusht, 2024

schedule 17:16 - 1 Gusht, 2024

Ende pa nisur sezoni i ri, tekniku Simone Inzaghi ka nisur të përballet me problemet fizike të futbollistëve të tij, me “Zikaltërit” e Inter, që duhet të vuajnë për disa ditë mungesën e “bomberin” e sulmit, Mehdi Taremi.

Qendërsulmuesi iranian është dashur të ndërpresë stërvitjen për shkak të një problemi fizik, gjë që do ta detyrojë të pushojë, teksa gjendja e tij fizike do të vlerësohet në ditët në vijim.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane,  Taremi nuk u stërvit këtë të enjte për shkak të një problemi muskulor, informacion që më pas u dha për tifozët edhe nga vetë klubi “Zikaltër”, me anë të njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“Mehdi Taremi iu nënshtrua një rezonanve mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Analizat vunë në pah një tendosje muskulore në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”,- thuhej në njoftimin e kampionëve të Italisë.

Taremi do të mungojë në miqësoret kundër Pisa edhe Al-Ittihad, teksa objektivi kryesor është që ish-“bomberi” i Porto të jetë gati për ndeshjen e parë të kampionatit të planifikuar për 17 gusht, përballë Genoa. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!