“Zikaltërit” e Inter po kalojnë një moment fantastik, teksa deri më tani këtë sezon nuk njohin humbje, duke fituar 5 sfida nga 5 të mundshme, me të fundit, që ishte përballja ndaj Empoli e fituar me rezultatin minimal 0 me 1, pas një goli “të magjishëm” të anësorit, Federico Dimarco.
Mirëpo, festa e “zikaltërve” u prish nga sulmuesi austriak Marko Arnautovic, i cili pësoi një dëmtim muskulor në kohën shtesë dhe la skuadrën për pak minuta me 10 futbollistë në fushë, duke treguar kështu se dëmtimi mund të jetë më i rëndë nga çfarë pritet.
Këtë fakt e pranoi dhe tekniku, Simone Inzaghi, i cili në të njëjtën kohë zbuloi edhe emrat e futbollistëve që do të provojë të përshtatë si sulmues të dytë, emra të cilët kanë surprizuar jo pak tifozët e Inter.
“Dëmtimi i Arnautovic na prish festën, pasi kishte hyrë mirë në grup dhe po përshtatej në mënyrë perfekte. Megjithëse jemi të limituar, do të vijojmë të luajmë me dy sulmues, pasi edhe Klaasen e Mkhitaryan mund të luajnë si sulmues të dytë. Gjithsesi shpresojmë që Arnautovic të na bashkohet sa më shpejt”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al