Dëmtohen kanalet  kulluese, Narta e përmbytur prej javësh

schedule15:28 - 3 Shkurt, 2021

schedule 15:28 - 3 Shkurt, 2021

Uji u ka ardhur edhe më pranë banorëve të Nartës në Vlorë. Rrugët dhe oborret e shtëpive, edhe pse reshjet kanë pushuar, janë të përmbytura.

Situata vijon problematike, banorët e kanë shumë të vështirë të dalin për të blerë ushqime. Kjo është vështirësia e vetme për këta banorë aktualisht.

“Kemi një muaj. Nuk dalim. Deri këtu duhet të vish me çizme. Gjysma e baçes siç është këtu dhe brenda”, thotë një banore.

“Ne vajtëm 15 ditë. Mbylla këtë se më dilte nga këneta. Njësoj jam dhe unë”, thotë një tjetër.

Shkak sipas tyre është çarja e kanaleve të kullimit nga fshatrat pranë.

Kanë kërkuar ndihmë, por nuk iu është dhënë.

“Asnjë ndihmë, fare fare. Bashkia s’do t’ia di fare”, thotë banori.

Edhe pse është punuar për hapjen e kanaleve kulluese situata do të vijojë të jetë e njëjtë nëse nuk ndërhyrjet për mbylljen e kanaleve të ujërave që vijnë nga fshatrat e tjerë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!