Kristal Abazaj ka qenë i pafat në fillim të këtij sezoni futbollistik. Anësori i krahut të djathtë ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe do të kthehet vitin tjetër kalendarik.
Ditën e djeshme sulmuesi i Istanbulspor ka kryer operimin në ligament dhe sikurse shkruan në rrjetet sociale, gjithçka ka shkuar mirë.
Abazaj do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 6 muaj. Ky është dëmtimi më i rëndë që ka pësuar në karrierë. / abcnews.al