Robert Lewandowski nuk do të luajë kundër Anglisë. Sulmuesi i Bayern Munchen shënoi dy gola në fitoren 3-0 që arriti Polonia përballë Andorrës mbrëmjen e kaluar, por pësoi një dëmtim në gju.
32-vjeçari u zëvendësua pas një ore lojë dhe iu desh të përdorte akull në kupën e gjurit. Lojtari më i mirë i vitit 2020, ka kryer kontrollet mjekësore gjatë paradites së sotme.
Mediat polake bëjnë me dije se Lewa ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë. Dëmtimi nuk është aq serioz (5-10 ditë jashtë fushave), por lojtari nuk mund të rrezikojë dhe do mungojë në ndeshjen e ditës së mërkurë.
Polonia është pjesë e grupit I në kualifikueset e Botërorit Katar 2022, aty ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë e Edi Rejës. Paulo Sousa do të bëjë pa shërbimet e yllit të kombëtares në ndeshjen kundër Anglisë në Londër. /abcnews.al