Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi ndal Ernest Muçin/ Mungoi në sfidën e titullit, jashtë edhe për ndeshjen e ardhshme

schedule12:37 - 6 Prill, 2026

schedule 12:37 - 6 Prill, 2026

Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Trabzonspor, rikthimi në kombëtaren e Shqipërisë në sfidat e marsit duhet të ishte, një pikë kthese për Ernest Muçin edhe me skuadrën kuqezi.

Por ftesa e Sylvinho duket se e ka kthyer përmbys sezonin e sulmuesit.

Ai luajti vetëm pak minuta në play off e “Botërorit 2026” kundër Polonisë, ndërsa më pas u largua nga grumbullimi përpara miqësores kundër Ukrainës për shkak të një dëmtimi.



Por problemet fizike duket se janë më shqetësuese nga sa ishte parashikuar.

Ndryshe nga sa mendohej, se Muçi ishte rikuperuar, ai qëndroi jashtë sfidës të së shtunës, që Trabzonspor e fitoi kundër Gallatasaray.

Por, futbollisti kuqezi rrezikon të humbasë edhe sfidën e ardhshme të  Superligës në Turqi.

Konfirmimi vjen nga vetë trajneri I tij, Fatih Teke.

“Muçi vuajti nga një spazmë e rëndë në kurriz. Nuk ishte në fushë dhe nuk është e qartë nëse do të mund të luajë javën tjetër”, u shpreh trajneri I Trabzonspor.

Një goditje e rëndë për sulmuesin në një moment deçiziv të sezonit, ku skuadra e tij është në garë për të fituar titullin kampion.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!