Arda Guler iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë, pasi dëmtoi rëndë meniskun më 29 korrik.
Ai do të jetë jashtë fushave për gjashtë javë, pastaj do të mund të vazhdojë planin e trajtimit fizik që i ka rezervuar Real Madrid. Qëllimi i klubit është që ai të rikuperohet gradualisht dhe të mos humbasë karakteristikat e tij, pra teknikën dhe shpejtësinë që e dallojnë në fushë.
Arda Guler, talenti turk, në seancat stërvitore dhe në ndeshjet e para të kontrollit me klubin spanjoll, arriti të tregonte vlerat e tij të jashtëzakonshme, duke bërë që tifozët të dashuroheshin menjëherë me të./h.ll/abcnews.al