Valon Berisha ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së Reims kundër Lille.
Mesfushori shqiptar ndonëse startoi nga fillimi por u desh ta largohej nga fusha vetëm pas tetë minutave lojë.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të lojtarit kosovar, por në rast të ndonjë lëndimi më serioz mund t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e muajit tetor në eliminatoret për Kupën e Botës.
Në rrjetet sociale, Berisha pas ndeshjes ka shkruar:
“Jashtë për pak, por do të kthehem sërish më i fortë”. /abcnews.al/