Te Milani, situata në qendër të mbrojtjes është kaotike. Kuqezinjtë ende nuk kanë afruar një qendërmbrojtës cilësor dhe për më tepër, do të vuajnë edhe mungesën e kapitenit Romagnoli.
Italiani është i dëmtuar dhe do të humbasë disa ndeshje në këtë fillim sezoni, por partneri i tij në prapavijë, Simon Kjaer, ka premtuar se Milani do të jetë gjithmonë gati në momentet vendimtare.
“Isha shumë i lumtur për grumbullimin në kombëtaren e Danimarkës dhe duke luajtur disa minuta kam përshpejtuar kthimin në formë. Faza përgatitore ka qenë disi e çuditshme sivjet, por do të dimë të jemi gati në momentin vendimtar”, u shpreh Kjaer. /abcnews.al