Dëmtimi i Parkut Kombëtar të Apolonisë, drejtoresha: Kanë nisur hetimet, pritet restaurimi

schedule14:52 - 13 Qershor, 2020

schedule 14:52 - 13 Qershor, 2020

Dy shtylla të Nymfeut të Apolonisë që i përkasin shek III p.e.s., janë dëmtuar dhe  thyer ne rrethana te paqarta.

Autoritetet e Parkut thanë se kjo ka ndodhur gjatë izolimit për shkak të koronavirusit.

Për rastin ka reagur edhe Drejtoresha Ornela Durmishaj, e cila kërkoi vënien para drejtësisë së autorëve.

“Dëmtimi ka ndodhur më 13 prill, gjatë mbylljes gjatë fundjavës. U konstatua ditën e hënë nga rojet, janë marrë masat paraprake dhe kanë filluar hetimet. Janë marrë të dhënat, por akoma është në proces e sipër hetimi, pasi është konstatuar nga rojet. Atë ditë ka bërë verifikimet në terren dhe çështja është kaluar në prokurori”, tha ajo.

Ndërkohë një projekt restaurimi është miratuar në Këshillin Kombëtar i trashëgimisë kulturore dhe pritet të aprovohet edhe nga qeveria.

Edhe Presidenti Meta dënoi këtë “ akti barbar, të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!