Heshtje në Paris për Neymar. Braziliani pësoi një goditje të rëndë në ndeshjen e parisienëve kundër Lille dhe pësoi një çarje të pjesshme të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.
Sipas “Parisien” Neymar do të jetë jashtë fushës për rreth 3-4 javë, që do të thotë se do të mungojë në ndeshjen e kthimit me Bayernin për Champions League.
Braziliani në ndeshjen e djeshme u largua me barelë dhe doli me lot në sy, teksa kishte shumë dhimbje, ku më pas bashkëlojtarët i uruan shërim të shpejtë. /G.D abcnews.al/
Neymar is very likely to miss the return leg against Bayern. First tests undergone by the Brazilian have revealed a partial tear of the ligaments of his right ankle. He’s expected to be sidelined for 3-4 weeks [@le_Parisien] pic.twitter.com/u1o8VlTO7D
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) February 20, 2023