Dëmtimi i mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic, nuk është aq serioz sa mendohej dhe ai mund të jetë i gatshëm të luajë përsëri që në javën e ardhshme. Pjanic pati një problem të dukshëm muskulor gjatë fitores 2-0 të së dielës ndaj Brescias, tetë minuta pasi u aktivizua si zëvendësues.
“Testet diagnostike të kryera në “J-Medical” këtë mëngjes, përjashtuan çdo dëmtim të muskujve për Miralem Pjanic,” tha Juventus në një deklaratë. “Vetëm një tendosje e lehtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vijim.”
Pjanic me shumë gjasa do të lihet pushim ndeshjen e së shtunës kundër SPAL të vendit të fundit, por do të kthehet në ndeshjen e Champions League përballë Lyon, me 26 shkurt./abcnews.al