Dinamo e ka gjetur zgjidhjen pas dëmtimit të Aleksandër Isaevski. Blutë kanë arritur të bindin Kastriotin t’u japë një nga titullarët e krahut të majtë.
Indrit Prodani, i cili më parë ka qenë edhe te Laçi por nuk ka pasur hapësira, do të jetë në dispozicion të Shkëmbit në vazhdim.
Ky mund të jetë afrimi i fundit i Dinamos, që këtë sezon e ka nisur me pretendime të mëdha, por gjatë rrugës ka pasur shumë probleme. / abcnews.al