Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi i Dries Mertens: Frikë te Napoli, gjithçka përcaktohet sot!

schedule13:02 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 13:02 - 17 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, e mbylli para kohe duelin e djeshëm kundër Interit. Belgu u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 14-të të takimit. Trajneri Gattuso deklaroi pas ndeshjes se ka një problem te kyçi i këmbës, por nuk mund të mungonte as një reagim nga klubi për gjendjen e lojtarit.

“Dries Mertens u zëvendësua gjatë ndeshjes Inter-Napoli për shkak të një problemi me kaviljen. Gjendja e tij do të vlerësohet nesër”, shkruhej në deklaratën zyrtare të klubit napoletan mbrëmjen e djeshme.

Ditën e sotme pritet që Mertens t’i nënshtrohet disa testeve për të përcaktuar saktësisht shkallën e tij të dëmtimit. Sulmuesi mund të qëndrojë jashtë fushave për disa javë dhe në orët në vazhdim pritet një njoftim tjetër nga Napoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!