Mbërrijnë përditësime të rëndësishme në lidhje me dëmtimin e Angel Di Maria. Anësori argjentinas u largua gjatë pjesës së dytë kundër Udineses për shkak të një dëmtimi.
Sipas asaj që u raportua në Twitter nga gazetari Giovanni Albanese, korrespondent i Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, nuk ka probleme të veçanta për argjentinasin. Në fakt, Di Maria u largua nga fusha vetëm me dhimbje.
Pra, dëmtimi i tij nuk është shqetësues dhe ai duhet të jetë rregullisht i pranishëm në ndeshjen e madhe të së premtes kundër Napolit. /G.D abcnews.al/