Dëmtimi i Coman i la “thatë”, Bayern Munich paguan 4 milionë euro shtesë për të sjellë menjëherë lojtarin e Granada

schedule09:29 - 1 Shkurt, 2024

schedule 09:29 - 1 Shkurt, 2024

Coman pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Augsburgut dhe kështu sulmuesi francez do të mungojë gjatë.

Bavarezët u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur një zëvendësues të tijin sa më shpejtë, por nuk ia dolën dot. Edhe pse kishin përfunduar marrëveshjen me 22-vjeçarin e Granada, Bryan Zaragoza, kontrata thoshte se lojtari i klubit spanjoll do të mbërrinte në Gjermani në fund të sezonit dhe jo tani në janar.

Megjithatë, nevojë e klubit gjerman për të gjetur një zëvendësues sa më shpejtë, bëri që të kontaktonin përsëri klubin e Granada për Zaragoza, që ta lejonte të largohej tani në janar.

Marrëveshja u gjend dhe lojtari 22-vjeçar do të jetë nën urdhërat e Tuchel pasi Bayern pagoi 4 milionë euro më shumë që Granada ta lejojë që tani të transferohet./h.ll/abcnews.al