Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimet te Reali një makth, Zidane humb një sulmues për tre muaj

schedule15:19 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 15:19 - 25 Dhjetor, 2020

Një lajm jo i mirë për sulmuesin e Real Madrid, Rodrygon. Braziliani vuan nga një dëmtim në tendinë dhe ishte vetë klubi madrilen që e konfirmoi lajmin, por mesa duket  ai do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Sipas emisionit televiziv “El Chiringuito”, 19-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajneri Zidane për plot 3 muaj. Sërish jo me fat francezi, i cili ka vuajtur gjatë gjithë këtij sezonit me dëmtimet e shpeshta të lojtarëve.

Rodrygo është aktivizuar në 11 ndeshje në këtë sezon të La Ligas, ku ka dhuruar dhe katër asiste për shokët e skuadrës. Tashmë duhet të presim të paktën deri në muajin mars që ta shikojmë përsëri në fushë atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!