Dëmtimet “sëmundja” e Juves, dy javë pushim për liderin e mbrojtjes

schedule21:15 - 16 Shkurt, 2021

schedule 21:15 - 16 Shkurt, 2021

Juventusi luan nesër ndaj Portos ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League dhe Leonardo Bonucci nuk do të jetë i gatshëm për Pirlon për të hyrë në fushë, pavarësisht se ka udhëtuar me ekipin në Portugali.

Nga raportimet e fundit në Itali mësohet se mbrojtësi do të mungojë edhe pas ndeshjes së nesërme në Portugali. Bonucci ka pësuar një dëmtim muskulor dhe pritet të jetë jashtë fushave për rreth dy javë.

Një mungesë e rëndësishme për “Zonjën”, që këtë sezon po vuan shumë dëmtimet e shumta. Nesër nuk do të jetë në fushë as Paulo Dybala. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!