Dëmtimet në shkollën e Thumanës, 1 vit pas tërmetit në hetim 10 persona! Skandali me kompaninë

schedule09:00 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:00 - 26 Nëntor, 2020

Një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të kaluar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka regjistruar procedim penal për dëmtimet e konstatuara në shkollën Ramazan Jangozi në Thumanë.

Pasi janë kryer një sërë veprimesh hetimore, Prokuroria e Krujës ka regjistruar emrat e 10 personave mbi të cilët rëndon akuza për veprën penale “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumenteve” dhe “falsifikim i formularëve dhe stampave”. Personat e vënë nën hetim kanë pasur funksione projektues mbikëqyrës, kolaudatorë, administratorë persona juridikë dhe funksionarë të bashkisë Krujë.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se ky objekt është marrë në dorëzim nga Bashkia e Krujës pas rënies së tërmetit. Shkolla kishte pësuar dëmtime që në tërmetin e 21 shtatorit dhe rikonstruktua nga një kompani e cila dyshohet se ishte përjashtuar nga e drejta për të marrë gara në tenderë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka regjistruar procedim penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës ku është administruar dokumentacioni shkresor, janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për veprën penale dhe është administruar akti i ekspertimit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!