Dëmtimet i japin mundësin e artë “tulipanit”, Koeman thërret në Kombëtare, “bomberin” e Serie A

schedule14:06 - 13 Qershor, 2024

schedule 14:06 - 13 Qershor, 2024

Kanë një “brez të artë” lojtarësh, mirëpo duket se fati nuk është në anën e tyre. Pas dëmtimeve të Frenkie de Jong, Teun Koopmeiners, Marten de Roon, Noa Lang e Jurrien Timber, “Tulipanët” e Holandës, humbën edhe një tjetër lojtar, kësaj radhe në repartin ofensiv të lojës, “bomberin” e “Harkëtarëve”, të Ajax, Brian Brobbey.

Në të tilla rrethana, tekniku, Ronald Koeman ka vendosur të thërrasë në Kombëtare, një “të padëshiruar”, i cili për hir të së vërtetës ka shkëlqyer me ekipin e tij këtë sezon. Bëhet fjalë për “bomberin” e Bologna, Joshua Zirkzee, i cili me 12 golat dhe 7 asistimet e tij ndihmoi “Kuqeblutë” të riktheheshin në grupet e Champions League, pas plot 60 vitesh pritje.

“Bomberi” 23-vjeçar i është bashkuar menjëherë grupit dhe pritet që të fillojë këtë të enjte përgatitje, me “Tulipanët”, në kuadër të sfidës së parë të Kampionatit Evropian të futbollit, sfidë në të cilën do të përballen mesditën e 16 qershorit, me “Shqiponjat e Bardha”, të Polonisë, në “Volksparkstadion” të Hamburgut. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!