Një parashikim i Gary Neville për një yll të Manchester United në vitin 2018 mund të bëhet realitet këtë fundjavë me Varanë dhe Harry Maguire patencialisht jashtë për ndeshjen e ditës së shtunë përballë Licester City-t.
Maguire u dëmtua para ndeshjeve kombëtare dhe është në dyshim, ndërsa Varane do të mungojë për disa javë pasi u dëmtua në finalen e Ligës së Kombeve.
Lindelof pritet të zëvendësojë mbrojtësin anglez, por mbetet në dyshim se kush do të zëvendësojë atë francez.
Eric Bailly do të ishte një opsion, por ai është i grumbulluar me Bregun e Fildishtë dhe nuk do të jetë gati për klubin.
Phil Jones është opsioni tjetër, por që nuk ka minuta në këmbë. Solskjaer ka një tjetër alternativë që ka luajtur rregullisht. Ai është mesfushori Scott McTominay, për të cilin Neville ka kërkuar që të kalohet në mbrojtje disa vite më parë.
Në 2018 ia tha për Sky Sports: “McTominay, kur e shikoj, nuk jam i sigurtë që është vërtetë aq i mire sa për të qenë lojtar i mesfushës së Man United. Por pyes veten nëse ai mund të bëjë më mirë në qëndër të mbrojtjes, fizikun e ka.
Këtë sugjerim Neville do ta bënte edhe në vitin 2020, ku ai tha: “Kur shikoj Mc Tominay duke luajtur dhe mendoj për gjithë konkurrencën në mesfushë, pyes veten nëse ai mund të përdoret si qendërmbrojtës. Ai ka agresion, shpejtësi, kupton shumë mirë lojën dhe është ende i ri.”
Mbetet të shihet nëse Solskjaer këtë të shtunë do të vendosë mesfushorin skocez në qendër të mbrojtjes apo jo. r.t/abcnews.al