Nga Maksi Rama
Drejtuesit e automjeteve që përshkojnë rrugën dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, përballen me veshtirësi të shumta për shkak të dëmtimit të saj.
Dëmtimi i kësaj rruge në zonën industriale të kryeqytetit krijon vështirësi si për bizneset që janë të vendosura përgjatë këtij segmenti, por edhe për qytetarët
Mungesa e mirëmbajtjes dhe reshjet e shiut ditët e fundit, e kanë çuar drejt degradimit këtë segment rrugor tepër të rëndësishëm.
Gropa të mëdha me ujë vështirësojnë qarkullimin e automjete duke krijuar trafik të rënduar pothuajse në çdo orar të ditës.
Më shqetësuese bëhet situata sidomos në rastet e emergjencave. Gjëndja e këtij segmenti ka shkaktuar dëmtime serioze të automjeteve, duke shtuar kostot për qytetarët.
Amortizimi i rrugës dytësore Tiranë-Durrës, është kthyer në një pengesë serioze edhe për mbërritjen në orar të punonjësve të shumtë pranë bizneseve ku punojnë. /abcnews.al