Alban Bushi është detyruar të bëjë ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Çekisë, që zhvillohet më 6 shtator prej orës 18:00.
FSHF njofton se portieri Marko Molla dhe mbrojtësi Angelo Ndrecka nuk mund të jenë pjesë e moshave kuqezi për këtë ndeshje, për shkak se janë dëmtuar.
Endri Dema, portieri 17-vjeccar i Teutës, si dhe Ergi Goga i Erzenit, janë ftuar për herë të parë me Shqipërinë U21.
Një tjetër lojtar që shqetëson është Kristjan Asllani, i cili është dëmtuar dhe stafi mjekësor i kombëtares pret raportin mjekësor për të mësuar nëse lojtari i Empolit mund të jetë në gjendje të luajë. / abcnews.al